Në videon e mëposhtme shihet se si terroristët serbë, largohen nga Manastiri pasi sulmuan me armë zjarri Policinë së Kosovës në fshatin Bansjkë, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.
Siç shihet dhe në pamjet, terroristët serb, largohen nga vendi i ngjarjes nga një rrugicë në mal.
Në video teksa largohen nga Manastiri, numërohen rreth 17 serbë, teksa policia e Kosovës deklaroi se ishin 30 persona që nisën sulmin. Gjatë përplasjes me policinë, 4 u vranë teksa, 6 të tjerë u arrestuan.
Nga sulmi humbi jetën efektivi shqiptar Afrim Bunjaku si dhe ngelën të plagosur dy efektivë të tjerë shqiptarë.