Janë regjisturar dhe incidentet e para në procesn e zgjedhjeve të parakohshme që po mbahet sot në Kosovë.

Mediat vendase raportojnë për një përleshje të fortë verbale dhe fizike në një qendër votimi në Zhegër të Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani” ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia për të qetësuar situatën.

Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, nuk ka dhënë detaje mbi aryset që çuan deri në përplasje bpor tha për mediat se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit.