Një ditë më parë Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, u bë epiqendra e medias për shkak se qëlloi me shpullë një polic përpara selisë së qeverisë së Kosovës në Prishtinë gjatë protestë kundër rritjes së energjisë.

Pavarësisht se sindikata e Policëve kërkoi që të ketë hetim për të incident, Molliqaj në një postim të tij më të fundit nuk e ka komentuar këtë akt, por është fokusuar kundër rritjes së cmimit të energjisë.

“Të dëgjohet vullneti i qytetarëve, të kthehet mbrapsht propozimi për shtrenjtim të rrymës. Pabarazia socio-ekonomike në Kosovë është shumë e thellë. Çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve bazike ushqimore e higjienike janë rritur shumë tashmë. Familjet që i përkasin shtresës së varfër dhe asaj të ulët me vështirësi ia dalin në fund të muajit.Në këtë situatë, propozimi për shtrenjtim të energjisë elektrike është absolutisht i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me nevojat e qytetarëve të Kosovës”, shprehet Molliqaj kryetari i PSD-së.

Më tej ai thekson “Ky propozim, i cili është në diskutim publik deri nesër, u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët e vendit. Prandaj, kërkojmë nga ZRRE që nesër të mos e aprovojë propozimin në fjalë e ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Në të kundërtën, aksionet e protestat do të vazhdojnë deri sa ky vendim të kthehet prapa”.