Qytetarët serbë në Zveçan kanë ndezur qirinj pasditen e sotme pranë Manastirit të Bënjskës, në nder të pjesëtarëve të grupit që sulmoi policinë e Kosovës.

Qytetarë dhe përfaqësuese të partisë “Lista Serbe” nderuan personat që humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku.

Nga Lista Serbë ishin të pranishëm janë Ivan Teodosijevië dhe ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës Miljana Nikoliç, teksa qeveria e Republikës së Serbisë ka shpalluar datën 27 shtator si Ditë Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë.

Tre serbët e vrarë gjatë përplasjeve me policinë e kosovës janë Igor Milenkoviç, Stefan Nedeljkoviç dhe Bojan Mijailović, ndërkohë policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur dhe një person i katërt i vdekur, por ende nuk ka informcaione të mëtejshme.