Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin që mandaton Albin Kurtin për të formuar Qeverinë e re të vendit. Ky vendim pason propozimin e partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi numrin më të madh të ulëseve në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Kushtetutës, mandatori për formimin e Qeverisë është i detyruar që brenda 15 ditëve nga data e dekretimit t’i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim.

Presidentja Osmani i ka uruar Kurtit suksese, duke shprehur shpresën që Republika e Kosovës të ketë sa më parë një Qeveri me mandat të plotë kushtetues.