Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump të martën, në të cilën ai e falënderoi atë për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovës.

“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, shkruan Osmani.