Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që është edhe kandidat për kryeministër ka thënë se është ditë e mirë pasi sipas tij vendimmarrja i kthehet qytetarit. Ai ka thënë se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.
Për të dytën herë brenda një viti, Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Partia Vetëvendosje me në krye kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe të tjera partive.




