Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi shprehu vullnetin e saj në zgjedhjet e pjesshme parlamentare tha një mesazh për qytetarët, por edhe për partitë politike. Në një prononcim për mediat, Osmani shprehu besimin se rezultati i zgjedhjeve të çojë në krijimin e parlamentit dhe të qeverisë.
“Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike, zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dua të falenderoj institucionet për punën e tyre që ky proces të jetë sa më i rregullt”, tha Osmani.
Një mesazh e kishte edhe për klasën politike: “Ky ka qenë mesazh im gjatë gjithë kohës. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë”


