Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar dënim maksimal, burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në fjalën e tij, avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, u shpreh se nuk ka dënim tjetër veç se atij maksimal për të tre të akuzuarit.
“I nderuar trup gjykues, të pranishëm, sot flasim në emër të asaj që nuk është këtu, flasim në emër të fëmijëve të saj, të familjes së saj dhe në emër të gjithë popullit shqipfolës e përtej tij që ka bashkëndjenjë me këtë rast. Që nga seanca e shqyrtimit fillestar e në secilën seancë, duke përfshirë edhe dhënien e mbrojtjes, në secilën seancë është argumentuar ajo që kemi thënë në fillim se ky krim makabër do të zbardhet nga vetë të akuzuarit, qoftë duke akuzuar njëri-tjetrin ose bashkëpunim.
Mbrojtja e Kokallës dhe Plavës iu a morën Naim Murselit, por nuk ia arritën. Kemi qenë me fat që kemi pasur një ekip hetuesish policor që përmes videoincizimeve na kanë mundësuar të kemi gjithë pamjen e takimeve të tyre.
Kurrë s’kemi pasur rast, kur tre burra një vit planifikojnë të vrasin një grua e pastaj tentojnë të shfajësohen. Nuk ka dënim maksimal më shumë se burgimi i përjetshëm, andaj asgjë më pak nuk duhet në këtë rast”, u shpreh Syla.
Top Channel
