Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me dije se përveç tre personave që humbën jetën, edhe i dyshuari për fajde Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të cilët janë ende në arrati, janë plagosur nga përplasja me armë. Autori Mefail Shkodra raportohet se nuk ka pasur pasoja, por djali i tij, Engjëll Shkodra ka pësuar lëndime. Siç raportohet Engjëll ka plagë në njërin krah, por ende nuk dihet kush e qëlloi. Ndërsa djali tjetër i tij, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Në pamjet e publikuara shihet se ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Si nisi konflikti

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha. Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person. Por gjithçka mori një kthesë të errët pas në një takim të thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja. Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune Të zatetem me të”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.