Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi komentoi në një interviste për Euronews Albania garën e armatimeve të nisur mes Kosovës dhe Serbisë.
Elezi tha se testimi i dronëve kinez nga presidenti Vuçiç, vetëm disa ditë pasi Kosova prezantoi marrjen e dronëve Bajraktar, nuk ishte diçka e qëllimshme.
“Nuk është absolutisht rastësi, jemi të vetëdijshëm që ky lloj promovimi i dronëve kinez nga ana e Presidentit të Serbisë ishte i qëllimshëm”, tha Elezi.
Gjithashtu Elezi theskois dronët ‘Bajraktar’ që janë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës janë disa herë më të mirë dhe më të saktë se dronët kinez të prezantuar nga Vuçiç.
“Janë dallim shumë i madh ngaqë dihet se dronët ‘Bajraktar’ kanë treguar një saktësi në luftën e Ukrainës”, tha ai.