Një foto e ndarë në dy pjesë, ku në njërën anë shihet një person i veshur ushtar dhe në tjetrën një grua që qan me dëshpërim mbi trupin e tij, është bërë virale orët e fundit në Kosovë.

Kjo, pasi imazhi është ‘shitur’ si historia e një ushtari të UÇK-së që ka ndërruar jetë për shkak të skamjes dhe kushteve të vështira ekonomike.

“Dje në luftë kundër Serbisë, sot në liri e i harruar nga shteti. Çfarë turpi. Vdes nga skamja dhe sëmundja,”- shkruhet krah fotos, imazh i cili është mbushur me komente ku është theksuar urrejtja për shtetin që ka lënë në mëshirë të fatit ushtarët e UÇK-së.

Shumë komentues urojnë që ushtari në fjalë të prehet në paqe dhe ngushëllojnë familjarët.

Por e vërteta është krejt ndryshe…

Personazhi në foto është ylli i filmave porno, Johnny Sins. Në një status në profilin e tij në Facebook, Berat Buzhala sqaron se imazhi i një aktori të filmave për të rritur po shitet si ai i një ushtari të UÇK-së. Sipas Buzhalës, kjo tregon mjaft mirë nivelin e shoqërisë.

“Eshte nje montazh i yllit te filmave porno, Johnny Sins, ku dikush e paraqet ate si ish ushtar te UCK’se, qe ka mbetur pa mbeshtetje nga shoqeria dhe qe per shkak te skamjes ai vdes. Do me thane, komentet e lexueseve kur i lexoj me shkaktojne te qeshura histerike, posacerisht kur e shoh kete shkrim te ilustruar nga nje yll i pornografise. Kurrgjo nuk flet me shume per nivelin e shoqerise.”Allahu e gradofte me xhenet”,”- shkruan Buzhala.