Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:30, në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person u ekzekutua brenda automjetit të tij.

Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banues në fshatin Gllamnik, i cili u qëllua me rreth 10 plumba teksa ndodhej në makinën e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është Arbër Havolli, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta. Forcat policore ndodhen në terren dhe hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.