Fatmire Kollçaku është kandidatja e dytë për President në Kosovë.
“Tani po presim të nisë një seancë e dytë për të zgjedhur Presidenti, ku kanë mbetur vetëm 2 orë kohë. Fakti që është thirrur seanca do të thotë që LVV ka thirrur edhe një kandidat të dytë. PDK ka lëshuar ambientet e Kuvendit të Kosovës duke lëshuar kuorumin prej 80 votash që duhen”, u shpreh Leonita Bajrami në ‘Top Story’.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, emri i dytë si kandidat për President është Fatmire Kollçaku.




