Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Republika tashmë ka presidente të re dhe se Kosova ka institucione stabile.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, shkruan Kurti.

Ai ka përmendur gjithashtu ndryshimet në ligjin për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke deklaruar se do të punohet së bashku për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, shprehet Kurti.

Kryeministri ka falënderuar deputetët pjesëmarrës në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit.

“Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, shkruan ai.

Në fund të reagimit të tij, Kurti ka uruar presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës: “Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”