Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në një intervistë për CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe situatën politike në vend. Gjatë fjalës së saj, Osmani ka thënë se qytetarët përmes vullnetit të tyre të shprehur në zgjedhje kanë kërkuar që partitë politike të bëjnë kompromis dhe sipas saj s’ka vend për “shou të një njeriu”.

“Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis mes forcave politike dhe s’ka vend për ‘one man show’”, ka thënë Osmani.

Më tej, Osmani ka theksuar se Kosova gjithmonë ka treguar shembullin e saj, se si kur është e nevojshme forcat politike janë bashkuar për të ecur përpara dhe për të tejkaluar bllokadat. nNë zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti pësoi rënie me rreth 6%, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.