Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sipas tij, deri në ora 11:00, nuk është raportuar ndonjë incident që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Nuk ka ndonjë incident. KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor për të siguruar që procesi të zhvillohet sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore”, tha Radoniqi.
Duke u bazuar në të dhënat preliminare nga terreni, në rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar është 159,472, ose 7.87%.