Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. Pas procesit të votimit, Kurti u ndal në një prenoncim për mediat ku ftoi qytetarët që të dalin të votojnë, e po ashtu tha se hspreson që legjislatura e 10’të ta konsituojë sa më shpejt Kuvendin.
“Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive dhe ftoj qytetarët që të votojnë. Uroj besoj dhe shpresoj që legjislatura e 10 ta konsituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe të formojë qeverinë e re”-, tha Kurti.
Më herët ka votuar edhe Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj. Për të dytën herë brenda një viti, Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Partia Vetëvendosje me në krye kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe të tjera partive.


