Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i është rikthyer “mburrjeve” për zgjidhjen e shumë konflikteve në botë, mes tyre dhe atij mes Kosovës dhe Serbisë.
Teksa mbante fjalim në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, Trump tha se i dha fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe në rast se këto shtete do kenë sërish probleme, mjafton ta telefonojnë dhe ndërhyrja e tij do zgjidhë gjithçka.
“Kosova dhe Serbia, edhe atë e zgjidha. Kosova dhe Serbia, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim”-, u shpreh presidenti i SHBA.





