Në ditën përkujtimore të 14-vjetorit të sulmeve ndaj Kullave Binjake në SHBA, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mbështetje për popullin amerikan.
Në një mesazh në “Facebook”, Basha ka përkujtuar viktimat e sulmeve ndaj ndërtesave gjigante të Nju Jorkut dhe Pentagonit.
“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Tregtare Botërore në New York dhe mbi Pentagonin në Ëashington D.C”.
11 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)