FBI ka vendosur të shpërndajë një seri fotosh të pa publikuara më parë që tregojnë Pentagonin pas sulmit të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën 189 persona, 125 nga të cilët punonin në brendësi të godinës.


Bëhet fjalë për 27 imazhe të publikuara nga seksioni “FBI Records: The Vault”, i sajtit të Byrosë, me titull “9/11 Attacks and Investigation Images”.


Në foto shihen qartë rrënojat e avionit “American Aurlines”, që u përplas kundër ndërtesës ushtarake.



31 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)