Sali Berisha në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News se më “21 Janar” të 2011, nuk është vrarë asnjë, ndonëse mbeten të vdekur 4 persona përballë Kryeministrisë që drejtohej prej tij. Ndërkohë, ai i kërkoi Ramës që të qëndrojë të shtunën në zyrë dhe të ndjekë nga afër protestën e opozitës, e të mos shkojë në Vlorë.


“Me 21 Janar kam qenë në zyrë unë dhe policia nuk vrau asnjë. Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët. Ke raporte zyrtare që policia nuk vrau asnjë”, tha Berisha.


Në protestën e “21 Janarit”,  realizuar nga Partia Socialiste  u vranë 4 persona, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.


Gazeta Shqip