Të gjithë e dimë se sa e fortë është lidhja mes një vajze dhe nënës së saj, për të mos përmendur pastaj një lidhje që kalon përtej brezave.


Anna Wang, një vajzë 5-vjeçare jeton në malet e largëta të qytetit Zunyi, në jugperëndim të Kinës me gjyshen e saj të sëmurë prej kohësh dhe stërgjyshen 92-vjeçare. Një gazetar vizitoi shtëpinë ku heton vogëlushja vetëm me dy të moshuarat dhe zbuloi historinë prekëse të Anna.



Kur Anna ishte tre muajshe, babai i saj u burgos duke e lënë nënës e saj vetëm në shtëpi me vjehrrën e moshuar. Por nëna e vogëlushes u martua pas e solli në jetë, duke e lënë vetëm Anna me gjyshen.



Ajo pastaj u bë shtylla e shtëpisë duke marrë përgjegjësitë për gatimin, pastrimin dhe përkujdesjen ndaj gjyshes dhe stërgjyshes së saj të moshuar.


Për një 5-vjeçare, e cila në kushte normale duhet ta kalonte kohën vetëm duke luajtur dhe duke u argëtuar, nuk është e lehtë të kujdesesh për 2 gjyshe. Anna zgjohet herët në mëngjes për të përgatitur ushqimin për gjyshet.



Anna e vogël ngjitet mbi një stol për të arritur sobën ku gatuan për të moshuarat, të cilat janë të dyja të sëmura dhe mezi lëvizin.


Ajo gjithashtu bën të gjitha punët e shtëpisë; që nga pastrimi i dyshemesë e deri tek hedhja e mbeturinave. Historia e vogëlushes dhe përkushtimit të saj ndaj dy gjysheve ka prekur edhe fqinjët, të cilët e çojnë vogëlushen në fermat e tyre ku mund të marrë perime të freskëta.


Anna i buzëqesh gazetarit dhe thotë se dëshiron të kujdeset për gjyshet çdo ditë dhe se u uron atyre shëndet dhe jetë të gjatë.


8 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)