Presidenti Ilir Meta ka mohuar që po përgatitet për të krijuar një parti të re, siç tha dje kryeministri Edi Rama, duke kujtuar edhe një herë se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korrik të 2022, kur i mbaron mandati.


“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022. Nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijoj parti”, tha ai.


Por Meta nuk përjashton një lëvizje të cilën preferon ta quajë Fronti për Demokraci, pasi siç deklaron ai diktatura ka trokitur dhe nuk duhet marrë me shaka.


ë vjen keq që e bëni këtë pyetje. Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fronti për demokracinë fillon me përfundimin e reformës zgjedhore sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe të ndershme për çdo shqiptar dhe të gjithë janë të mirëpritur. Por që ka nevojë për një front për demokraci patjetër, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka dhe të gjithë duhet të zgjidhen dhe mbrojnë të drejtat e tyre”, theksoi presidenti.