Presidenti Ilir Meta ka përgënjeshtruar raportimet e Shërbimit Informativ Shtetëror mbi rritjen e influencës ruse në vendin tonë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.


Nga ana tjetër, Meta është shprehur se Rusia nuk është përgjegjëse për situatën e vështirë politike të krijuar në vend.


Sipas tij, nuk duhet përdorur ‘ndikimi rus’ për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike e kushtetuese.


“Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO por është e drejta e saj të reagojë ndryshe, – tha Presidenti. –  Por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus, si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale, përfaqësimi që janë krijuar nga ne.


Meta bëri deklaratën nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” ku kreu i shtetit mori pjesë në Konferencën me titull “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale.”


Gazeta Shqip