PAY-Russian-man-killed-by-King-Cobra (2)Një mbajtës gjarpërinjsh, i cili i adhuronte ato, është vrarë nga një prej gjarpërinjve më të rrallë “King Kobra”.


Djali, i quajtur Vladimir, vdiq pak minuta pasi ishte kafshuar nga kjo kobër, ndër më të rrezikshmet në botë.


PAY-Russian-man-killed-by-King-Cobra (1)E dashura e tij Anna, ishte me 21-vjeçarin në apartamentin e tij në një prej rajoneve të Rusisë. Ajo i ka thënë policisë së djali po ushqente kobrën kur është pickuar dhe mendohet se helmi i këtij lloj gjarpri është ndër më të rrezikshmit.


PAY-Russian-man-killed-by-King-CobraVajza, pas ngjarjes ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por për fat të keq ka qenë i pamundur shpëtimi i tij.


Anna ka thënë: “Vladimiri nuk kishte frikë nga gjarpërinjt, madje ai kishte disa lloje në shtëpi”. Ai ka filluar të mbledhë gjarpërinj dy vjet më parë dhe në profilet e tij në rrjetet sociale kishte foto me ta.


16 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)