Gjykata Administrative pritet të shqyrtojë nesër në orën 12:00 kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri. Ky i fundit ka ankimuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit, duke e konsideruar atë jo të drejtë.


KQZ i hoqi mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në fund të muajit dhjetor. Edhe Shkëlqim Selami e ka animuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit.


 


19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)