aleanca_kuq_e_zi1Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot Partinë Socialiste se ka manipuluar sondazhin e institutit italian “Pepoli”, të publikuar mbrëmjen e djeshme në televizionin “Vizon Plus”.


“Mafia e sondazheve italiane u pagua nga PS. Mafia e sondazheve të shpallet ‘non grata’ nga Shqipëria. Disponojmë prova për manipulimin e sondazheve”, thuhet në reagimin e AK. Sipas kuqezinjve, autorët e manipulimit të këtij sondazhi janë Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja. “Avokatja që falsifikoi diplomën e Renzo Bossi e përfshirë në manipulim. Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja janë autorë të manipulimit. Intervistat e sondazheve nuk u kryen kurrë”, theksohet nga AK. Më tej Aleanca Kuqezi akuzon PS se i ka kërkuar AK të paguante gjysmën e faturës. “Rama kërcënoi Spahiun se do e fundoste me sondazhe. Spahiu kërkon takim në prokurori për të dorëzuar kallëzimet mbi dosjen e mafies së sondazheve”, thuhet në reagimin e AK-së.


25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)