Genti AKAleanca Kuq e zi ka denoncuar në Prokurori gjashtë numra telefoni,me pretendimin se i përkasin disa eksponentëve të Partisë Socialiste dhe janë përdorur për tu bërë shantazh mijëra aktivistëve kuqezi.


“Për më shumë se 10 ditë, 6 numra celulari të Partisë Socialiste si zyrë operatore e kreut të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahirit kanë joshur, kërcënuar dhe kanë tentuar të korruptojnë aktivistë dhe drejtues të Aleancës KuqeZi. Aleanca KuqeZi i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë tabulatët telefonike të këtyre numrave si më poshtë:  0674099612 , 0674099614 ,  0696078077. Si dhe i vë në dispozicion disa regjistrime telefonike të bisedave që eksponentët socialistë ju kanë bërë drejtuesve kuqezinj.


Aleanca Kuq e Zi deklaron se kjo është shkelje e ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale të individit gjë që citohet edhe në formularët e anëtarësimit të Aleancës Kuq e Zi: ‘Formulari duhet të plotësohet me gërma kapitale. Të dhënat personale që përmbahen në këtë formular do të përpunohen në përputhje me dispozitat e ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 « Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale », nenet 5-11. Të drejtat dhe përgjegjësitë për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të individëve nëpërmjet këtij formulari i takojnë kontrolluesit, Aleanca Kuq e Zi”, ka deklaruar në një dalje publike shefi i shtabit në AK, Augent Xhaferaj.


AK i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të procedojë në kohë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një garë të barabartë.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)