Aleanca Kuqezi ka zhvilluar ditën e sotme një protestë para selisë së Kuvendit, kundër marrëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore.
“Jemi kundër pazarit mes PS dhe PD për të ndarë pushtetin. Të dyja këto forca kanë marrë peng të ardhmen e vendit”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.
Drejtuesit e saj gjatë protestës theksuan se PD dhe PS kanë frikë nga gara e ndershme, ndërsa u shprehën se do të jetë shqiptarët ata që do të ndëshkojnë me votë bixhozçinjtë e Ramës dhe Berishës.
Dje, kur ishin në limitet e përfundimit të mandatit të komisionit për reformën zgjedhore, dy forcat kryesore, PS-PD arritën një marrëveshje për përmbylljen e reformës zgjedhore duke rënë dakord për tri çështjet e diskutueshme në të shkuarën, KQZ, ankimimi dhe teknologjia.
12 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)