Kryetari i Aleancës Kuq e zi” Kreshnik Spahiu ka kërkuar sot nga dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës të heqin barrierat kufitare mes 2 shteteve shqiptare.
Deklaratat e Spahiut janë bërë në një tryezë të AK-së për ekonominë, ku ai theksoi se 28 Nëntori do të jetë afati i fundit për heqjen e doganave në të kundërt kjo aleancë do të krijojë Beneluksin shqiptar.
“Ne i bëjmë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi që brenda 28 Nëntorit të heqin pikat kufitare dhe pika doganore Kosovë Shqipëri. Nuk mund të ketë barriera brenda kufijve shqiptare. Nëse Berisha nuk pranon të heqë barrierat, ne premtojmë se nëse kjo nuk do të ndodhë, pas 28 nëntorit ne do të hartojmë një strategji me modelin e Beneluksit shqiptar”, – tha Spahiu.
Ai më tej foli për situatën e rëndë ekonomike në të cilën jetojnë shqiptarët dhe bëri thirrje për një lëvizje mbarëkombëtare që do të bënte të mundur ndryshimin e kësaj gjendjeje.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)