Aleanca Kuq e Zi përshëndet vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe e cilëson vizitën e diplomates së lartë amerikane historike, ashtu sikundër dhe mesazhet e saj për kombin shqiptarë dhe politiken e vendit.


“Mesazhet e Hillary Clinton ishin dhe janë jetike për të ardhmen e vendit tonë. Për Aleancën Kuq e Zi zgjedhjet e ardhshme dhe lufta kundër korrupsionit janë dy nga problemet më kryesore e mbi të gjitha për të ardhmen e Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi deklaron se pa zgjedhje të lira në vitin 2013 dhe luftë pa kompromis për korrupsionin në të gjithë shkallët e tij e ardhmja e vendit do të jetë e zymtë dhe aspak në favor të zhvillimit të demokracisë dhe konsolidimit të të drejtave themelore të njeriut.


Aleanca Kuq e Zi deklaron se gjatë gjithë kësaj periudhe pikërisht këto dy çështje themeltare kanë qenë në objektivin e kritikave dhe akuzave për klasën politike shqiptare” “, thuhet në një deklaratë për shtyp të AK-së. Më tej Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar që mesazhet e Sekretares Amerikane të Shtetit të përkthen në konsolidim të demokracisë dhe të mos përdoren politikisht nga krerët e institucioneve kushtetuese në vendin tonë. Në fund AK ka falënderuar familjen Clinton për ndihmesën historikë për rrugën e pavarësisë së Kosovës.


1 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)