Shefi i qarkullimit rrugor të Lezhës, Marjan Laca është aksidentuar rëndë gjatë orëve të vona të pasdites së sotme. Sipas informacioneve nga policia, Marjan Laca u aksidentua në hyrje të aeroportit të ‘Rinasit’, pasi makina me të cilën udhëtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Mësohet se Laca udhëtonte i vetëm në momentin kur ka ndodhur aksidenti. I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, pasi ka pësuar plagë të rënda, ndërkohë policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)