Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Milot. Sipas raportimeve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz dhe për pasojë dy persona janë plagosur rëndë.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Toyota’ me targa AA 995 GG dhe një mjet tip ‘Benz’ me targa TR 9317 L.
Policia po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)