Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur pasditen e sotmë në aksin Golem-Kavajë.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20, ku mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafik-ndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar.
Drejtuesja e mjetit së bashku me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia she grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
7 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)