aksident shiritNjë aksident i rëndë ka ndodhur ne autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur ‘’Kthesa e Buzëmadhit’’, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.


Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M., 23 vjeç, banues në Cakran të Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M., 25 vjeç, dhe O.B., 20 vjeç, të dy banues në Mallakastër. Këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, që ka ndodhur në orën 00:15 të ditës së sotme.


8 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)