Thellohet bilanci i viktimave në minierat e kromit. Aksidenti i radhës ka ndodhur në minierat e Zonës së Re të Martaneshit, ku dy minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i eksplozivit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme teksa dy minatorët kanë qenë duke punuar në galeri. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht mësohet se Ermal Elezi, 30 vjeç dhe Vehbi Stafa, 50 vjeç, kanë qenë duke punuar pë hapjen e galerisë kur lënda plasëse u ka shpërthyer para kohe, duke mos pasur mundësi të mbrohen.
50-vjeçari Stafa ka humbur jetën menjëherë, ndërsa Elezi gjatë rrugës për në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit. Vitet e fundit minierat janë shndërruar në “gracka” për jetën e minatorëve. Bilanci i vdekjeve sa vjen e rritet, ndërkohë që në dhjetëra miniera mungojnë kushtet e sigurisë teknike.
29 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
