Stabilizohet gjendja e studenteve që mbaheshin në reaminacion
Pesë nga vajzat që u aksidentuan pasditen e së hënës, në Qafën e Vishës, pak kilometra larg Himarës, kanë lënë spitalin e Vlorës dhe u janë “besuar” për pak orë mjekëve të qendrave të tyre të banimit. Shefi i pavionit të kirurgjisë në spitalin rajonal të Vlorës, Besnik Elezi, ka sqaruar se pesë nga 10 vajzat që po trajtoheshin në spitalin e Vlorës, për shkak të stabilizimit të gjendjes së tyre mjekësore, janë lejuar të kthehen në banesat e tyre. Kështu 4 prej tyre, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Adisa Çela dhe Anisa Hysa, do mbahen nën vëzhgim nga mjekët e spitalit rajonal të Elbasanit. Ndërsa 21-vjeccarja Ergita Opingari do të qëndrojë për pak orë në spitalin e Beratit. Ndërkohë për studentet e tjera që po trajtohen në spitalin e Vlorës, mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre është përmirësuar ndjeshëm dhe nuk shfaqin komplikacione. Pas disa ditësh ato do të lejohen të kthehen pranë familjeve të tyre. 23 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)