dionis-imerajDrejtori i Tatimeve të Dibrës, Dionis Imeraj,  ka mohuar akuzat e bëra sot nga Partia Demokratike për blerje votash në Maqellarë. Përmes një reagimi në Facebook,  ai e cilëson shpifjen e radhës të PD-së ndaj tij.


“Sapo u vura në dijeni të deklaratës së bërë publike nga Partia Demokratike. Kjo është thjesht shpifja e radhës që bëhet ndaj personit tim. Shtetasi Artan Isaku nuk është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër dhe unë personalisht nuk kam asnjë njohje me të.


Partia Demokratike dëshiron vetëm të përbaltë procesin zgjedhor dhe të lëshojë akuza të pavërteta në përpjekjen për të prishur procesin. I bëj thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga përdorimi i emrit tim ndërsa unë do të ndjek rrugën ligjore për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj meje prej këtij subjekti politik”, shkruan ai.


11 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)