Reagon deputeti i PS-së i pezulluar dje nga punimet parlamentare për një javë


arben ndokaDeputeti i ndëshkuar nga Kuvendi, socialisti Arben Ndoka, u është kundërpërgjigjur akuzave të PD-së për lidhje me krimin. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ndoka shkruan se deputeti socialist shkruan për marrëdhëniet e tij me PD-në dhe drejtuesit e saj, Berisha dhe Bode, në të kaluarën. “Dua t’i kthej në memorie opozitës se në kohën që ajo qeveriste, emërimi i Arben Ndokës, si drejtor në një nga institucionet e rëndësishme të vendit, mbante firmën e ministrit të tij dhe të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike (Ridvan Bode). Si ka mundësi që Partia Demokratike i ka kërkuar një “krimineli” si Arben Ndoka që t’i përfaqësojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e qytetit Lezhë?! Ja pra të dashur miq, ky është niveli në të cilin është katandisur opozita e sotme. Kur njerëzit i nevojiten për votat që kanë apo kur i leverdis të mburren me rezultatet e arritura në kryerjen e detyrave shtetërore, i bëjnë ata heronj, ndërsa kur njerëzve u hapen sytë dhe kuptojnë që investimi i tyre politik ka qenë i gabuar dhe në dëm të qytetarëve, duke përkrahur një alternativë të gabuar siç është opozita e sotme, atëherë ata i quajnë ata kriminelë e ju vënë lloj-lloj epitetesh, duke u bërë vegla të liderëve të tyre politikë apo shpirtërorë”, shkruan deputeti i PS-së, Arben Ndoka.