Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për akuzat për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Rama e quajti teksin e aktakuzës një fletë-rrufe që hedh baltë jo vetëm mbi dy themeluesit e UÇK-së, por mbi gjithë shqiptarinë. Kryeministri i ka cilësuar si imagjinare akuzat për krime luftë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Akuzat ndaj Thaçit dhe Kadri Veseli sfidojnë edhe kufijtë e imagjinatës. Thaçi dhe Veseli vunë në pikëpyetje jetën e tyre kur ishin 30 vjeç në përballjen me regjimin komunist të Millosheviçit. Thaçi dhe Veseli janë figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, themelues të UÇK-së. Teksti i aktakuzës i ngjan një fletë-rrufeje të revolucionin kulturor kinez. Ky fryma diskredituese e fjalëve prezumon pafajësinë e tyre. Aty nuk hidhet baltë marramendëse mbi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, as mbi UÇK, por mbi krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Lajmi është shpërndarë anembanë botës. “, tha Rama.