om-asd-albanian-airlinGjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vazhdon procesin për shpalljen e falimentit të kompanisë së fluturimeve  “Albania Airlines” dhe njofton kreditorët se duhet të paraqesin pretendimet e tyre më 11 tetor 2016.  Në seancën e zhvilluar më 14 korrik të këtij viti, kompania ka paraqitur aktin e vlerësimit dhe verifikimit nëse ka apo  jo asete të tjera në emër të shoqërisë.


Dosja do të vlerësohet nga grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata, në bazë të kërkesës së administratorit të falimentit Shpresa Breçani. Në mars të vitit 2014 kjo kompani dorëzoi në këtë gjykatë kërkesën e falimentit. Pas procesit gjyqësor u arrit në përfundimin se kishte gjendje paaftësie pagese dhe se emërohet si administratore falimenti znj. Shpresa Berçani.


“Njoftojmë kreditorët e shoqërisë “Albanian Airlines ” shpk, debitorin Albanian Airlines sh.p.k dhe Administratorin e falimentit se më datë 11 tetor 2016 në orën 10:00 , në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë , kati i 2-të , salla nr.3 , zhvillohet mbledhja e kreditorëve për raportim të administratores së falimentit për ecurinë e procesit të falimentit dhe saktësimin e raportit të paraqitur prej saj në seancën e datës 14 korrik 2016 si dhe prezantimin e aktit të vlerësimit dhe verifikimeve definitive nëse ka apo jo asete të tjera në emër të shoqërisë “Albanian Airlines”” sh.p.k, të cilët do të vlerësohen edhe nga grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata, në bazë të kërkesës së administratorit të falimentit Shpresa Breçani”,  thuhet në njoftimin e Gjykatës.


20 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)