Partia Republikane në aleancë me PD-në e Kryeministrit Berisha ka nisur prezantimin e programit politik të demokratëve në bazë dhe prezantimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet e 23 qershorit. Në një takim elektoral në Kombinat, dje kreu i PR-së, Fatmir Mediu, prezantoi Afrim Tolën si njërin prej kandidateve për deputetë të kësaj partie në Qarkun e Tiranës. Po kështu, Mediu foli për politikën e taksave të ulëta që po aplikon qeveria. “Si qeveri me taksat e ulëta, me politikat tona fiskale u përpoqëm të ndihmonim biznesin dhe këtë e bëmë jo pa qëllim, sepse kemi bindjen që taksat e ulëta janë e vetmja mënyrë për ta zhvilluar ekonominë e vendit”, deklaroi Mediu.