Një test në gjendje për të njohur dhe diagnostikuar Alzheimerin deri dhjetë vjet përpara nga shfaqja e siptomave të para. Është shpikja e 15-vjeçait anglez, Krtin Nithiyanandam, i cili ka zhvilluar një antitrup që vepron si një “Kalë i Trojës” për të penetruar në tru dhe lidhet me proteina speciale neutotoksike që janë të pranishme në fazën e parë të sëmundjes. Zbulimi, do të lejonte pacientët dhe familjarët të përgatiteshin para kohe.
Kërkimi për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes që njihet si humbja e kujtesës, ka shënuar kohët e fundit disa arritje të rëndësishme: nga zbulimi i shkakut, te vendosjeve e pikave të ultratingujve në gjendje për të rikthyer kujtesën, duke kaluar përmes terapive të bazuara te ushqimi. Studimi i 15-vjeçarit të Epsomit ama, mund të revolucionarizojë kuadrin e parandalimit të sëmundjes, duke lejuar që para kohe, për shembull, të organizojë një kurë mjekësore efikase dhe të personalizuar.
“’Epërsia kryesore e testit tim është që mund të përdoret për të diagnostikuar sëmundjen e Alzheimerit, duke synuar mbi alternimet fiziopatologjike, disa nga të cilat, mund të verifikohen dhjetë vite para shfaqjes së sipomave”, – ka shpjeguar Krtin. Dhe gjithçka falë molekulave fluoreshente, që evidentojnë zonat në rrezik pa nevojën e analizave, por gjatë një skanimi “të thjeshtë” të trurit.
Sëmundjet neurologjike, si skleroza, janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar dhe trajtuar për shkak të pengesave hemato-encefalike, një farë “fortese” qelizash që rrethon enët e gjakut në tru dhe i mbron nga gjithçka që rezulton “e huaj”. Por jo nga antitrupat të ideuar nga Krtin, që mund kalojnë përtej barrierave dhe “të zbulojnë” zhvillimin e fuqishëm të Alzheimerit.
“Alzheimeri vret çdo vit më shumë njerëz nga kanceri i gjirit dhe i prostatës së bashku dhe konsiderohet një nga sfidat e mëdha mjekësore të shekullit të 21”, – ka deklaruar 15-vjeçari. Ai shton: “Kam mësuar të njoh efektet e tij mizore dhe shkatërruese dhe si futet në jetën e përditshme dhe asnjë nuk duhet të jetojë me këtë sëmundje që ka efekte të mëdha negative”.
Falë kërkimit të tij, Krtin ka fituar një vend mes finalistëve të “Google Science Fair”, që të dhuron një bursë studimi për financimin e kërkimit mjeko-shkencor.
20 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)