Ambasadorja gjermane, Carolla Holtkemper gjatë një vizite në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë u bëri thirrje të rinjve që të mos e shesin votën e tyre, pasi sipas saj e drejta e votës është e drejta e tyre kushtetuese që duhet respektuar.
Mos e shisni votën! Nuk është ide e mirë të shesësh votën gjatë zgjedhjeve”, u tha ambasadorja të rinjve.
Ambasadorja Holkemper shprehu edhe qëndrimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku palët politike nuk po arrijnë në konsensus për të plotësuar vendet vakante në këtë institucion, duke bërë thirrje që të plotësohet sa më parë vakumi në KQZ e cila sipas saj duhet të funksionojë e plotë.
Vizita e ambasadores erdhi në kudër të program të Këshillit të Europës “Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” për t’i shërbyer 150 mijë nxënësve që votojnë për herë të parë.
22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)