Anaidi eshte fituesi i ketij edicioni te Big Brother Albania, pasi ka marre nje numer shume te madh votash nga publiku.
Finalja e madhe e Big Brother Albania 6 ka qenë një natë e gjatë e mbushur me spektakël dhe surpriza për 4 finalistët, Ilir, Anaidi, Shpendi dhe Elona të cilët arritën të kalonin plot 15 javë të mbyllur në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Pas mbylljes se televotimit te pare, vendi i katert dhe i trete i ka takuar Shpendit dhe Elones, nderkohe qe permes nje televotimi te dyte te hapur per dy finalistet, Ilir dhe Anaid publiku ka vendosur qe fituesi i ketij edicioni te Big Brother te jete Anaidi.
Shpendi dhe Anaidi shohin rrugëtimin e tyre në Big Brother
Arbana i fton banorët që të ndjekin edhe një klip me provat e cila Coca-Cola ka ofruar gjatë kësaj jave në shtëpinë e Big Brother. Banorët qeshin teksa shohin klipin në monitor. Arbana i tregon banorëve se sot është nata ku banorët do të ndjekin rrugëtimin e tyre në shtëpinë e Big Brother. Në klip shfaqet Anaidi që nga momenti që hyri në Big Brother e duke vazhduar me ngjarjet më pikante si debatet, momentet gazmore, provat. Anaidi ndërkohë komenton edhe qëndrimin e tij në shtëpi, strategjitë, qëllimet. NËpërmjet rrugëtimit të tij Anaidi rrëfen se donte të arrinte deri në finale dhe ti tregonte familjes së tij që ja doli. Ai shpreson që Big Brother ti ndryshojë jetën. Në përfundim të klipit Anaidi përlotet dhe ndihet shumë i emocionuar. Arbana e pyet se cila është ajo gjë që e preku nga klipi. Ai tregon se emocionet janë të pa tregueshme dhe është shumë i lumtur që ndodhet në finale.
Arbana më pas tregon se ka ardhur momenti për të parë rrugëtimin e Shpendit në Big Brother 6. Rrugetimi i tij nis me hyrjen në shtëpi si dhe më arsyen e hyrjes në Big Brother. Shpendi rrëfen në klip se ka hyrë në Big Brother për të sfiduar veten dhe për të riorganizuar gjërat në jetën e tij. Ajo që Shpendi pret nga Big Brother është që të dalë një njeri tjetër dhe gjërat në jetën e tij të ndryshojnë. Në lidhje me sekretin e tij, Shpendi rrëfen ne klip se e zgjodhi si sekret sepse ishte një ngjarje që ka lënë gjurmë në jetën e tij dhe donte ti tregonte babait se ka vuajtur shumë larg familjes. Për Shpendin Big Brother ka ndryshuar shumë gjëra te ai. Ai ndihet shumë i emocionuar dhe përlotet teksa e sheh rrugëtimin e tij.
Surprizë për Ilirin, takon të dashurën e tij Anisën. Shfaqet rrugëtimi i Elonës.
Arbana bën të ditur për publikun se sot do të jetë një natë shumë speciale. Ajo fillon të flasë për Ilirin, i cili nuk ka pasur mundësi të takojë askënd nga familjarët e tij gjatë qëndrimit në shtëpi. Iliri ka treguar shumë për të dashurën e tij Anisën me të cilën ka një lidhje shumë të rëndësishme, por Vëllai i madh ka vendosur ti bëjë një shaka Ilirit në lidhje me takimin e tij me Anisën. Arbana e fton Ilirin dhe shikuesit të ndjekë një rrëfim për të dashurën e tij. Iliri shpreh gjithë dashurinë dhe vlerësimin e tij për të. Pasi përfundon klipi, Iliri ndihet shumë i emocionuar dhe i përlotur. Arbana e fton Ilirin në dhomën e surprizave pasi ka një surprizë për të. Aty qëndron një person i panjohur dhe i dorëzon Ilirit një zarf dhe një trëndafil. Ilir lexon letrën që Anisa i ka dërguar. Ajo i shkruan se e pret në oborr me trëndafila në dorë dhe Iliri shkon me vrap për ta takuar. Por në oborr ndodhet një vajzë tjetër e panjohur e cila e dorëzon një tjetër zarf ku ndodhet një letër nga Anisa. Ajo i shkruan se ka mbetur në doganë dhe nuk mund të arrijë dot në Big Brother. Arbana e pyet nëse ka ardhur apo jo Anisa, sepse nuk po e kupton. Iliri thotë se mendon që ka ardhur por është duke bërë lojra siç bën edhe ai me të. Iliri del në fushën e lojës për të takuar Anisën, por ka një tjetër zarf ku shkruhet “Anisa ka një gjë për të thënë”. Ilir qëndron i menduar dhe pranë luleve që kanë zbukuruar fushën e lojës del Anisa. Iliri ndihet shumë i përmalluar dhe shkon me vrap për ta puthur. Anisa dhe Iliri qëndrojnë së bashku për disa momente dhe më pas Arban i njofton që Iliri duhet të rikthehet brenda.
Arbana fton banorër të shohin tashmë rrugëtimin e Elonës. Ajo rrëfen në një klip se sa e rëndësishme është për të pjesëmarrja në Big Brother. Ajo shpreh strategjinë e saj në këtë lojë e cila ka qënë e drejtë dhe duke përballuar diçka vetë. Për Elonën, personat që i ka parë përtej konkurentëve është Rikja dhe thotë që shoqëria e tyre ka qënë e papritur. PËr Elonën fitorja e saj në Big Brother është që i ka shkuar deri në fund dhe është një rrugë shumë e mirë për kthimin e saj në Shqipëri. Sikurse edhe banorët e tjerë Elona ndihet shumë e emocionuar dhe e përlotur. Pas përfundimit të klipit Arbana thotë se Elona ka qënë pak skeptike për banorët që do ishin në shtëpi, por Elona shpreh vlerësimin e saj për të gjithë banorët dhe ka pasur një mikpritje shumë të mira nga to.
Shpendi takon vazjën e tij Lizën pas tre muajsh në një teatër kukullash
Arbana flet për Shpendin dhe lidhjen e tij të ngushtë me familje, veçanërisht me vajzën e tij Lizën. Detyra e Shpendit si prind është që Lizës mos ti mungojë asgjë edhe pse i divorcuar dhe Arbana fton Shpendin dhe teleshikuesit të ndjekin rrëfimin e tij për vajzën. Për Shpendin, vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij dhe ka një dashuri të pashpjegueshme. Ai rrëfen se e ka pasur shumë të vështirë largimin prej saj gjatë qëndrimit në Big Brother. Arbana e fton Shpendin të dalë në një ambient shumë të veçantë në shtëpinë e Big Brother i cili ngjan me një kopësht të mrekullueshëm. Aty shfaqet një përrallë e cila flet për marrëdhënien e tij me Lizën. Shpendi ndihet tepër i emocionuar teksa sheh teatrin me kukulla i cili po zhvillohet para syve të tij. Duke parë teatrin, pranë tij afrohet vajza e tij Liza. Shpendi e merr në krah vajzën dhe e puth, teksa është duke qarë. Shpendi falenderon shumë produksionin për këtë surprizë të mrekullueshme që i bënë. Shpendi ndahet nga vajza e tij shumë i emocionuar dhe i rikthehet banorëve te tjerë. Në lidhje me surprizën e Shpendit, jep një koment edhe opinionisti nëse Shpendi mund të jetë penduar për futjen e tij në Big Brother duke u larguar nga vajza. Arjani komentin që situata në të cilën ndodhej Shpendi ishtu shumë e sikletshme por risqet për këtë lojë duhen marrë përsipër.
Anaidit surprizë babai dhe dy “mbretëreshat” mamaja dhe Joana.
Tani radhën e ka një surprizë për Anaidin në dukje njeri i fortë por shumë emocional për gjërat e tij. Ai ka folur shumë për familjen e tij, veçanërisht për babain. Anaidi ka kërkuar gjithnjë një takim me të, por produksioni ka menduar që kjo surprizë ti bëhej pikërisht sot. Arbana e fton Anaidin të ndjekë një klip ku flet për raportin e tij me familjen. Ai shpreh lidhjen e ngushtë me babain dhe debulesën që ka për të. Teksa sheh klipin, ndihet shumë i emocionuar dhe përlotet. Pas përfundimit të klipit Arbana e pyet Anaidin nëse luan shpesh me babain sepse në klip u vu re një gjë e tillë. Arbana e fton Anaidin të dalë të fusha e lojrave ku ndodhet një fushë shahu. Në ndodhet babai i tij me të cilin takohet i përmalluar. Me babain e Anaidit përshëndetet edhe Arbana dhe flet për lojën e shahut dhe i fton ta vazhdojnë atë. Teksa shohin fushën e shahut, Anaidi vëren se mungon Mbretëresha dhe hyn në fushë mamaja e tij Diana me të cilën takohet shumë i emocionuar. Por babai i thotë Anaidit, që loja e shahut nuk luhet me një mbretëreshë. Anaidi habitet paksa kur në fushën e shahut hyn edhe Joana. Pasi takohet me të, Joana takon edhe prindërit e Anaidit për herë të parë. Anaidi qëndron disa momente me ta dhe më pas Arbana i kërkon të kthehet në shtëpi.
Surprizë spektakolare për Elonën, motrat e saj nga Franca me helikopter në Big Brother

Pasi Elona nis të kuriozohet se çfarë surprize mund të jetë sipër saj ndodhet një helikopter ku ndodhen tre motrat e saj nga Franca. Elona shtanget nga kjo surprizë spektakolare dhe ndihet tepër e emocionuar. Elona sheh me sytë nga qielli mbërritjen e tre motrave të saj në shtëpinë e Big Brother. Vajzat zbresin nag helikopteri dhe futen në shtëpi për të takuar motrën e tyre të vogël Elonën. Takimi është tepër emocionues por Elona pas disa momentesh duhet të kthehet brënda në shtëpi pasi duhet të vazhdojë spektakli. Pas kësaj surprize mbresëlënëse shfaqet edhe rrugëtimi i Ilirit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.