
Nëna me vajzën e saj, Angela Merkel Muhammed
Një vajzë e sapolindur në Gjermani është emëruar, Angela Merkel Muhammed. Prindërit nga Siria, kanë thënë, se arsyeja se pse i kanë vënë këtë emër vajzës së tyre, ka qenë si shenjë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, iu ka mundësuar nisjen e një jete të re në Gjermani, më 2015.
Spitali gjerman, në perëndim të qytetit Muenster, i ka thënë agjencisë së lajmeve dpa, se emri i parë i vajzës është Angela, i mesmi, Merkel dhe mbiemri Muhammed.
Mirëpo dpa, ka raportuar se kjo foshnje nuk është e vetmja që mban këtë emër, pasi edhe një tjetër familje siriane që ka kërkuar azil në Gjermani, e ka emëruar vajzën e saj me po të njëjëtin emër.
Nëna e saj, Azi Faraj dhe babai Khalid Muhammed, mbërritën në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015.
Nuk është hera e parë që një familje e refugjatëve në Gjermani e ka quajtur fëmijën e saj të sapolindur në këtë mënyrë.
Në shkurt 2015, Angela Merkel Ade lindi në një spital në qytetin verior të Hanoverit. Nëna e saj kishte migruar nga Gana në Gjermani.
21 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)