Ka sistemuar për të fjetur fëmijët e saj, tre binjakë, në shtretërit e tyre, por kur është kthyer, i ka gjetur të vdekur. Një tragjedi e vërtetë i ka ndodhur britanikes Sarah Owen, 29 vjeçe. Pasi ka kuptuar se diçka nuk shkonte, ajo ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por të vegjlit nuk i dolën.


Siç shkruan prestigjiozja “Daily Mail”, trinjakët kishin lindur prematurë, por ishin në fazë përmirësimi dhe që të tre gëzonin shëndet të mirë. Ajo që ka ndodhur, nuk ishte për shkak të kësaj: të vegjlit dyshohet se kanë humbur jetën për një helmim aksidental me monoksid karboni, ndoshta i #liruar nga një aparat ngrohës difektoz që gruaja e kishte lnë ndezur për të mbajtur sa më ngrohtë fëmijët e saj.


Disa fqinj kanë treguar se i kishin parë të vegjlit të transportoheshin në ambulancë. Policia ka hapur një hetim për të sqaruar këtë çështje.


Ndërkohë gjyshja e fëmijëve ka publikuar një foto dhe një mesazh prekës në “Facebook”: “Sot i thamë lamtumirë nipërve të mirë të bukur dhe ishte një nga ditët më të vështira të jetës sime”.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)