Një koncert në Roterdam i grupit muzikor amerikan Allah Las është anuluar për një kërcënim të mundshëm terrorist.
Pranë vendit të koncertit, policia ka gjetur një furgon me targa spanjolle i mbushur me bombula gazi. Sipas kryebashkiakut të qytetit holandez, drejtuesi i furgonit është arrestuar.
Spektatorët janë shoqëruar jashtë zonës së koncertit, duke mbajtur të veshur madje edhe jelekë anti-plumb.
Situata rreth lokalit është “nën kontroll”, ndërkohë që grupi muzikor ka dalë nga një dalje e dytë i shoqëruar nga forcat e rendit.
Në fakt, policia holandeze është sinjalizuar nga kolegët spanjollë,, të cilët kanë mësuar mbi një kërcënim të mundshëm mbi zonat në rrezik të Roterdamit, nga ana e një celule të lidhur me terroristët e Ripollit.
Dyshohet se ekziston një lidhje mes tentativës për sulm në koncertin e Allah Les dhe sulmit në Barcelonë javën e shkuar.
Një vit më parë, grupi amerikan kishte marrë shumë kritika për emrin e bandës. “Kemi zgjedhur Allah, sepse doonim që të ishte një fjalë e shenjtë, nuk duam të fyejmë asnjë, – kishte shpjeguar në një intervistë për “The Guardian” lideri i grupit, Miles Michaud. – Kur nisën kritikat, u përgjigjëm dhe dhamë shpjegimet tona. Zakonisht na kanë kuptuar…”.
23 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)