Arben Frroku i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj ka mohuar sërish akuzat ndaj tij gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Frroku është njohur sot me provat e organit të akuzës të cilat i ka cilësuar si të sajuara dhe të manipuluara.
“Jam i pafajshëm, prokuroria ka sajuar dhe manipuluar provat ndaj meje. Institucionet e dinë mirë që nuk kam lidhje me krimin”, ka thënë Frroku në sallën e gjyqit.
Ndërkohë, seanca e radhës ndaj Arben Frrokut do të mbahet më 2 prill, ku edhe pritet të merren në pyetje dhjetëra dëshmitarë si dhe të këqyren pamjet filmime të disa bizneseve.
26 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)